Le retour volontaire peut vous y emmener.
L'OFII organise et paie votre voyage de retour. Et nous examinons avec vous si nous pouvons vous offrir un soutien supplémentaire.
J’ai des questions ? L’ofii peut y répondre
9. Si bëhet ardhja ime ?
Për projektin tim të riintegrimit, kur kthehem në shtetin tim, duhet të kontaktoj direkt OFII-n ose operatorin e tij vendas.
10. Si organizohet projekti i riintegrimit ?
Takimi individual i organizuar nga një këshillues i OFII-t lejon që të përçaktojë nevojat e mija dhe të më orjentojë drejt nivelit të riintegrimit që më korrespondon. OFII propozon 3 nivele të ndryshme ndihme.
Niveli 1 : Riintegrimi social
Në nivelin 1 bëhet fjalë për riintegrimin social për instalimin tim dhe të familjes time. Ajo përfshim një ndihmë për të paguar qeranë time, blerjen e mobiljeve dhe pajisjeve elekrtonike, një marrje përsipër e shpenzimeve të mija mjeksore ose shkollimin e femijëve të mi. Nëse vi nga një nga shtetet e mëposhtme (Afghanistani, Bangladeshi, India, Iraku, Kosova, Nepali, Nigjeria, Pakistani, Russia, Sri Lanka) mund të më ndihmojnë për një asistence në aeroport, për kërkimin e pjestarëve të familjes time, një mbështetje juridike ose një ndjekje psikologjike.
Niveli 2 : Puna dhe Formimi Profesional
Në nivelin e 2të, OFII mund të më ndihmojë në kërkimin e punës, për të shkruajtur një CV, dhe mund të financojë një pjesë të formimit tim ose të rrogës time për një vit.
Niveli 3 : Krijimi i Biznesit
Më në fund, niveli 3 më lejon të krijoj një bisnes. Nëse projekti im zgjidhet, mund të filloj një formacion në lidhje me aktivitetin tim të ri dhe të përfitoj nga një mbështetje financiare në fillim të bisnesit tim.
11. Kur mund ta filloj projektin tim ?
Sa të biem dakort për projektim tim me OFII-n, shoqërohem për ndërtimin e tij, realizimin e tij dhe ndjekjen e tij. OFII më ndjek gjatë 6 muajve kur bëhet fjalë për ndihmën e riintegrimit social, dhe gjatë 1 viti për ndimën e punës ose të krijimit të biznesit (mbas miratimit nga komiteti i seleksionit).
12. Si jepet ndihma e riintegrimit ?
Ndihma e riintegrimit nuk jepet me lekë në dorë. OFII ose operatori vendor ngarkohet të blejë tek furnitorët gjërat e nevojshme për projektin tim. Mund të bëhet fjalë për ilaçe, një formacion, ose pajisje materiale për fillimin e biznesit tim të ri.
1. Cfarë është kthimi me dëshirë ?
Nëqoftë se dëshiroj të kthehem në shtetin tim të origjinës, Zyra Franceze e Imigrimit dhe e Integrimit (OFII) organizon kthimin tim (shpenzimet e udhëtimit, mdihmë financiare, mbështetje administrative për përgatitjen e udhëtimit tim). Udhëtimi im do të bëhet në të njëjtën mënyrë si një pasagjer i thjeshtë. Autoritetet e shtetit tim të origjinës nuk lajmërohen për kthimin tim. Nëse ndyshoj mendje, mund të mdryshoj vendimin në çfarë do lloj momenti para ikjes time.
2. Cili është rroli i OFII-t ?
Për ndihmën e kthimit dhe të riintegrimit, një këshillues i OFII-t më ndihmon të organizoj sa më mirë projektim tim të kthimit. Në disa shtete, OFII me shoqëron në projektim tim profesional për të siguruar riintegrimin tim në shtetin tim të origjinës. OFII mundet gjithashtu të më ndihmojë për të gjetur një punë në shtetin tim.
3. A mund të kërkoj një kthim me dëshirë ?
Për të bërë një kërkesë të ndihmës të kthimit më dëshirë, duhet të jem në situatë të pa-rregullt në Francë, ose kërkesa e azilit të jetë hedhur poshtë. Kthimi im mund të bëhet në vendin që zgjedh unë, në shtetin tim të origjinës.
4. A mund të kërkoj unë ndihmë për riintegrim ?
OFII mund të më lejojë të kem dhe ndihma për khthimin dhe ndihma për riintegrimin social, nga puna ose nga krijimi i një bisnesi. Një Mbledhje e Seleksionit në shtetin tim të origjinës, verifikon nëse projekti im është i vlefshem.
OFII propozon një ndihmë për riintegrim në këto 29 shtete : Armenia, Benini, Burkina Faso, Cameruni, Congo Brazzaville, Congo RDC, Cote d’Ivoire, Gabon, Guine Conakri, Haiti, Malija, Maroku, Morisi, Senegali, Togo, Tunizija, Kosova, Afghanistani, Bangladeshi, India, Iraku, Irani, Nigjeria, Pakistani, Russia, Sudani, Sri Lanka. Shuma e ndihmës për riintegrim mund të varet në funksion të shtetit tim të origjinës dhe të projektit tim. Këshilluesi im mund të më këshillojë mbi ndihmat që mund të përfitoj.
Nëse jam student, punetor i ri ose vullnetar i shërbimit qytetar dhe që leja e qëndrimit peëfundon në një afat kohor prej 3 muajsh, a mund të kërkoj një ndihmë vetëm për riintegrim. Verifikoj këtu (lidhja drejt fishës të studentit) nëse ndihma e riintegrimit të studenteve dhe punetoreve të rinj propozohet për shtetin tim.
5. Ku të informohem ?
Mund të shkoj tek zyra e OFII-t më e afërta (Lidhja drejt faqes ‘‘ku të na gjeni”). Një këshillues i kthimit/riintegrimit do marri përsipër kërkesën time. Për të lehtësuar dialogun, OFII do thërrasi një përkthyes në gjyhen time.
6. Si organizohet udhëtimi im ?
Udhëtimi im i kthimit organizohet me një këshillues të OFII-t. Duhet ti prezantoj pashaporten time. Nëqoftë se nuk kam, ai mund të më ndihmojë të marr një dokument udhëtimi. OFII propozon të marri përsipër blerjen e biletës të avjonit si dhe transportin deri në aeroport nëse është e nevojshme.
7. Sa bagazhe mund të marr me vete ?
Numri dhe pesha e bagazheve të autorizuara është e shkruajtur tek thirrja që më është dhënë nga OFII përpara ikjet. Ai varet nga shteti dhe kompania ajrore. Kështu që duhet të verifikohet mirë që bagazhet e mija nuk e tejkalojnë këtë kufi !
8. Si do bëhet nisja ime ?
Në momentin e ikjes, një këshillues kthim/riintegrim me pret në aeroport dhe më shoqëron deti tek salla e nisjes. Ai më jep një ndihmë financiare për kthim, e dhënë vetëm në një herë. Shuma e e kësaj asistence varet sipas shtetit tim të kthimit.